Pas rrugës së kombit, Tiranë-Elbasan pritet  të jetë rruga e dytë me pagesë. Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të konkretizohet kjo nisëm, qeveria duket se po bëhet gati që mirëmbajtjen e saj ta kryeje nga pagesa e përdoruesve. I vetdijshëm që  kjo nismëm nxit debat dhe diskutim, për ministrin e Damian Gjiknuri, të mirat publike duan kontributin e të gjithëve.
 
Duke raportuar në komision mbi situatën në këtë segment rrugor, ministri dha një afat të fundit të përfundimiut të saj për 13 kilometrat e mbetura.
 
Përfundimi i punimeve do të realizohet me një kredi të marrë nga OPEC prej 16 mln dollarë. Në këtë mënyrë shkon në 450 milion dollar kostoja totale e kësaj rruge, që për kreun e komisionin Erjon Brace ka nevojë të hetohet deri në fund.
 
Parashikimi fillestar i projektit Tiranë-Elbasan ishte 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.
 
Ky është segmenti rrugor që mund të shënojë një rekord pasi po kërkon afro një dekatë për të përfunduar.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re