Studentet e Elbasanit bllokuan mesditen e kësaj të merkure aksin nacional Elbasan-Tiranë.

 

Ata u ulën në rrugë në afërsi të Bradasheshit dhe kjo ka bërë që të bllokohen të dyja mundësitë e kalimit drejt kryeqytetit, qoftë nga rruga e re ashtu edhe nga Krraba.

 

Ata protestonin me flamuj kuqezi në duar dhe këngë patriotike, ndërsa në videon e siguruar nga Vizion Plus bie në sy se studenrët gjatë protestës I kanë hapur rrugën një ambulance e cila po transportonte një të sëmurë.

 

Por krahas kësaj, me protestën e studentëve të Elbasanit janë solidarizuar edhe qytetarë të ndryshëm të cilët kanë shpërndarrë ushqim për ta.

 

Studentët e Elbasanit e nisën fillimisht protestën tek kryqëzimi i Cërrikut dhe më pas janë shpërngulur drejt Bradasheshit duke paralizuar trafikun për disa orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re