Disa fëmijë janë duke luajtur me top poshtë pallatit… papritur një vazo lulesh ‘fluturon’ drejt kokave të tyre.

 Ngjarja shqetësuese është regjistruar në Tiranë (më 17 prill) teksa abc ka publikuar videon e momentit kur një vazo me lule shembet mbi tokë, jo shumë larg kokës së njërit prej fëmijëve.

Dyshimet mbeten se vazoja e luleve është hedhur qëllimisht për të larguar fëmijët që po luanin me top poshtë pallatit e për rrjedhojë mund të kenë shkaktuar zhurmë.

Fatmirësisht asnjë prej të miturve nuk u lëndua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re