E frikësuar, aq shumë saqë u hodh nga kati i dytë i banesës. Kështu ka bërë një grua në Tiranë, për t’i shpëtuar dhunës të së shoqit, një 33 vjeçari i cili tashmë është arrestuar.

Auoritetet njoftuan se shtetasi me inicialet E.M ka ushtruar dhunë fizike ndaj të shoqes, ndërsa kjo e fundit duke u frikësuar për jetën e saj, është hedhur nga kati i dytë i banesës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re