Përplasja me nje makine i mori sot jetën nje 67 vjecari ne fshatin Laknas prane Tiranës. Ai po udhëtonte me motor kur u godit nga automjeti qe drejtohej nga nje i ri. Sipas policisë, plagët e marra nga përplasja ishin fatale. Uniformat blu shoqëruan drejtuesin e makinës dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se goditja erdhi si pasoje e nje manovrimi te gabuar dhe nga shpejtësia.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re