Skip to content

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Astirit në kryeqytet, ku një shtetas rreth 29 vjeç është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Identifikohet i riu 29 vjeç nga uniformat blu, Enea Dine.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, trupi i pajetë i të riut, identifikuar si E. D., është konstatuar nga familjarët në parkimin e pallatit ku ai banonte. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga këqyrja e parë e trupit dhe mjetit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Autoritetet bëjnë me dije se do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Hetimet janë në vijim.