Një 39-vjeçar, menaxher i një lokali në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

Në lokalin që ai menaxhonte, efektivët e policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbente shqetësim për banorët.

Menaxheri i cili lejonte muzikën e lartë, po ashtu ka kundërshtuar edhe forcat e policisë për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Prishi qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe kundërshtoi për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, procedohet penalisht 39-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Prokop Mima”, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për menaxherin e lokalit, shtetasin , 39 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

39-vjeçari ka prishur qetësinë publike duke lejuar muzikë të lartë në lokalin që menaxhon, si dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re