Skip to content

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet të jetë vendosur pranë derës hyrëse të një lokali në pronësi të shtetasit A. S., në Rrugën e Durrësit.

Sipas informacionit paraprak, shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Tiranës mbetet në gatishmëri dhe u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë hetimet.