Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në rrugën e Kavajës në Tiranë, atje ku një makinë ka goditur një çift të ri që po kalonte rrugën me fëmijën e tyre të mitur. Makina e cila dyshohet se ka kaluar me semafor të kuq, ka goditur gruan 43 vjeçe e të shoqin 48 vjeçar.

Pas aksidentit shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gruaja me të shoqin u dërguan në spital dhe nga informacionet e deritanishme, rezulton se nëna është lënduar rëndë.

“Më datë 08.05.2022, në Rrugën e Kavajës, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.”-tha policia në njoftimin paraprak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re