Një automjet në zonën e Laprakës ka marrë flakë në lëvizje. Shkak i incidentit ka qenë një defekt teknik. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Vijon puna për zbardhjen e çështjes dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.05.2020, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re