Shumë shpejt rruga e vjetër Tiranë-Ndroq do të jetë funksionale për të gjithë ata që duan të shkojnë në Durrës apo drejt jugut.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe bashkia e Tiranës nisën këtë të shtunë punimet për rikonstruksionin e aksit të vjetër, që lidh Tiranën me Durrësin.

 

Kryebashkiaku  Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve theksoi se rruga do jetë në shërbim të banorëve gjatë kësaj vere.

 

Ai theksoi se ky aks do t’i shërbejë, si banorëve të zonës për t’u lidhur me Tiranën dhe tregun, ashtu edhe pushuesve.

 

Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë që mund të hasin gjatë kryerjes së punimeve, ndërsa premtoi se ato do të mbyllen për një kohë shumë të shkurtër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re