Skip to content

Tiranë në gatishmëri/ PD proteston, policia zbret në terren 1500 efektivë

Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:00.

Igli Çelmeta, bën me dije se prani e shtuar e forcave të rendit do të ketë pranë institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, Parlamentin dhe ministritë.

Policia ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin e situatës në çdo skenar të mundshëm, duke qenë se tubimi është paralajmëruar në formën e një marshimi