Rruga e re që lidh fshatrat  Shëngjin dhe Shën Mëri në Shëngjergj, ka përfunduar, duke i ardhur në ndihmë rreth një mijë banorëve të zonës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës sjell rigjallërimin e zonave rurale por edhe një perspektivë te re zhvillimi ekonomik.

“Nëse shikon cilësinë se si është punuar këtu, nuk dallon fare nga punët që bëhen në qytet. Kjo është provë e standardit të barabartë. Edhe rruga e re e Krrabës solli jetë. Rruga sjell mundësi dhe unë besoj se do të rikthejë jo vetëm njerëzit që i kanë rrënjët e tyre në fshat, por jam i sigurt se do të sjellë njerëz nga qyteti që, ose duan të dalin në pension këtu, ose të hapin një agroturizëm, ose të investojnë në tokat e fshatit’, tha Veliaj.

Duke i konsideruar shembuj suksesi, Farkën dhe Dajtin ku pas investimeve, është rritur jo vetëm vlera e tokës, por edhe ekonomia e familjeve, Veliaj u shpreh se në fokus do të jenë edhe aktivitetet social-kulturore për rigjallërimin e jetës në fshatra./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re