Skip to content

Tiranë, një tjetër makinë shkrumbohet nga flakët në ecje

Pas makinës në tunelin në autostradën Tiranë-Elbasan, një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në rrugën e “Dajtit”.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 19:25 ku një makinë është djegur plotësisht.

Mjeti i përkiste shtetasit E.H., dhe raportohet se nuk ka të lënduar nga ngjarja por vetëm dëme materiale.

Më tej, në njoftim thuhet se shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, duke bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.06.2020, rreth orës 19:25, në rrugën e “Dajtit” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E.H., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale

/shqip