Policia e Tiranës vuri ne pranga një 27, ndërsa shpalli ne kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen për disa vjedhje të ndodhura në zonën e unazës së re, Kombinat e në disa rrethina të Tiranës. Operacioni i koduar “shëtitësit”, çoi ne pranga Eriol Pane. Ndërsa ne kërkim u shpallen dy bashkëpunëtoret e tij, 31 dhe 19 vjeç. Sipas policisë, autorët vidhnin televizorë, materiale ndërtimi, materiale parukerie. Më pas materialet i shisnin  në qytetin e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “ benz” të Eriol Panes, u gjetën edhe sekuestruan disa nga materialet e sendet e vjedhura.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re