Skip to content

Tiranë/ Panik te “Stacioni i Trenit”, merr flakë kati i tretë i një pallati (video)

Një zjarr i madh ka rënë në një pallat në kryeqytetet. Sipas i formacioneve të marra, zjarri ka nisur në një pallat 13 katësh, në zonën e quajtur “Stacioni i Trenit”.

Flakët kanë nisur në katin e tretë të pallatit, duke shkaktuar panik te banorët. Ata kanë dale me shpejtësi jashtë, ndërsa flakët janë shtuar,

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.