Skip to content

Tiranë, përfshihet nga flakët kati i fundit i një pallati në “Don Bosko”

Kati i fundit i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë (rreth orës 17:30) në zonën e “Don Boskos”.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar nga ngjarja. Banesa ku ra zjarr është në pronësi të 60-vjeçares me inicialet M.Ç.

Po punohet për verifikimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/shqip