Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një apartament te banesat sociale në Shkozë. Raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.

Mësohet se zjarri ka përfshirë një banesë që ndodhet në katin e pestë të pallatit, ku shihet edhe në foton e mëposhtme se si shtëllunga të mëdha tymi dalin nga dritarja.

Gjatë momentit që ka rënë zjarri në banesë ka qenë një grua me tre fëmijët e saj, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re