Skip to content

Tiranë/ Përplasi një grua teksa ecte në vijat e bardha, shoferi largohet nga vendngjarja

Një 40-vjeçare të premten pasdite është përplasur nga një makinë teksa po kalonte te vijat e bardha.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur përballë Policisë Bashkiake, tek rruga e Kavajës në Tiranë.

Pas përplasjes shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gruaja është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihen ende gjendja e saj.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin dhe identifikimin e autorit.