Ish-stacioni i trenit rikthehet aty ku ishte për dekada të tëra, por tashmë në miniaturë.
 
Ministria e Infrastrukturës thotë se pranë parkimit nëntokësor në zgjatimin e bulevardit të ri, mendohet të ndërtohet stacioni i ri, i cili do të jetë vetëm për udhëtarët dhe jo për mallrat.
 
Rikthimi i tij është pjesë e projektit për modernizimin e hekurudhës Tiranë –Durrës me degëzim në Rinas.
 
Drejtori i Politikave të Transportit dhe Infrastrukturës sqaron se zhvendosja e stacionit të trenit larg metropolit ishte një vendim i gabuar.
 
Nevoja për të rishikuar këtë projekt erdhi si domosdoshmëri e rigjallërimit të transportit hekurudhor, i cili, në një gjendje problematike, nga 2013 deri në 2017 shënoi një rënie drastike të pasagjerëve.
 
Sipas të dhënave nga Ministria, deri në muajin shkurt pritet të mbyllen paketat e marrëveshjeve për sigurimin e plotë të financimit. Ndërsa në muajin mars parashikohet të hapet tenderi për gjetjen e kompanisë që do të zbatojë projektin, i cili kushton 91 mln euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re