Në rrugën “5 Maj” në kryeqytet, dy 14-vjeçarë janë konfliktuar me grushte, raporton gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.

Sherri ka qenë i momentit, ndërsa ai që ka nisur konfliktin është shoqëruar në polici.

Janë kontrolluar të 2 që janë përfshirë në konflikt dhe nuk kanë pasur armë apo sende të jashtëligjshme me vete.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:20, në rrugën “5 Maji”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re