Skip to content

Tiranë/ Vritet një person te Pallati me Shigjeta (EMRI)

Progetto senza titolo 3 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te Pallati me Shigjeta, ku një person është vrarë.

TIRANË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele te Pallati me Shigjeta, ku një person është vrarë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Bujar Nasufi

Njoftimi i policisë: 

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve  hetimore paraprake.

Lajmi në përditësim…