Skip to content

Tiranë – Zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” (VIDEO)

etertertert

Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesë të tjera të banesës.

Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën operacionin për shuarjen e flakëve. Nga zjarri ishte përfshirë një pjesë e kuzhinës.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve, u bë i mundur izolimi i vatrës dhe shpëtimi i dy dhomave të tjera të apartamentit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe kufizuar dëmet.