Skip to content

Tiranë/ Zjarr në tregun e zonës “5 Maji”, flakët përfshijnë një magazinë


Një rast zjarri është regjistruar së fundmi në Tiranë, ku tregu i rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, një magazinë në këtë treg është djegur pothuajse plotësisht, ndërsa zjarri ka qenë aktiv prej rreth 20 minutash para mbërritjes së forcave zjarrfikëse në vendngjarje.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit edhe në magazinat e tjera përreth, ku tregtohen rroba të përdorura dhe sende të ndryshme.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.