E quajtur si rruga e luleve sot është kthyer si rruga e plehrave dhe ku vendin e luleve e kanë zënë mbeturinat, gropat e balta.

Mungesa e kontejnerëve, rruga pa ndriçim, mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar banorët të kërkojnë vëmendje nga ana e Bashkisë e cila duket se e ka harruar si zonë.

Ish-rruga e luleve në Shkozë është lënë në mëshirë të fatit. Mungesa e kontejnerëve e ka kthyer zonën gati në landfill.

Në vend të luleve këtu janë mbjellë mbetje, por edhe pse familjarët janë ankuar në Bashki, si përgjigje kanë marrë heshtjen.

Shprehen se taksat i paguajnë rregullisht ndaj dhe presin investime urgjente pasi kalimi çdo ditë në këtë rrugë ua vështirëson më tepër jetesën./ Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re