Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në takimin me kryetarët e Bashkive në vend dhe përjashtimi i i Fatos Tushes nga Partia Socialiste kanë ngjallur reagime në kampin opozitar.

Pas Partisë Demokratike, një tjetër reagim vjen edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Është nënkryetari Petrit Vasili i cili akuzon kryeministrin për mashtrim.

Sipas Vasilit, Rama ka grabitur miliardat dhe sot këkroi që të vazhdojë dhe justifikojë vjedhjet.

“Korrupsioni ka vetëm ngjyrën mavi të rilindjes së Ramës!! Kryeministri, qeveria dhe kryetaret e Bashkive rilindas vodhën dynjanë dhe shkretuan fshatin. Kryeministri që vodhi dynjanë me tendera sekrete ka gojë e flet. Tani mbas 8 vjet grabitje miliardash, kryeministri filloi sot mashtrimet përsëri që të justifikojë dhe vazhdojë vjedhjet. Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e Rilindjes sepse e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta. SPAK turp që nuk vepron. Këta po i pranojnë vetë që kanë badërdisur dynjanë”, shkruan Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re