Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e quan kabinetin “Rama 3” si “Qeveri talibane”.

Vasili thotë se Rama është një “Mulla Omar” që do të marrë ndëshkimin e merituar.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës!!

Qeveria talibane, e sapo pjellë e Mullah Omar Ramës ka vetëm një frazë në program:

“Ne do të vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”.

Qeveria e Mullah Omar Ramës do të vazhdojë të rrëmbejë koncesione, do të vazhdojë të rrëmbejë qindra tendera sekrete, do të vazhdojë të bëjë rrugë ku kilometri është i më i shtrenjtë se floriri, do të vazhdojnë qytetarët të jenë në mëshirë të fatit në kulmin e Pandemisë, do të vazhdojë të mos ketë aspak drejtësi për qytetarët se drejtësia është e kapur, do të vazhdojë të rrëmbehet dhunshëm prona publike dhe private, do të vazhdojë që droga, paraja e pisët dhe kriminelët të telekomandojnë qeverisjen e Mullah Ramës.

Mullah Omar Rama ka vetëm një devize:

“Pas meje në jetë jetë, gur mbi gurë mos mbetë”.

Mullah Omari i vërtetë e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë meshirë nga forcat e së mirës.

Sikurse ai edhe ky që është këtu ndër ne nuk do ti shpëtojë ndëshkimit.

Mullah Omaret kudo që shfaqen kanë fund të paracaktuar dhe pa kthim, i mjerë kushdo që ka iluzione për të kundërten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re