Petrit Vasili ka derdhur një lumë epitetesh fyese ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ish kryetari i grupit parlamentar të LSI-së thotë se Rama është shkollëpak, mediokër, i paaftë, i paditur, mendjengushtë, pa vizion, inatçor dhe bablok

Ndër të tjera ai shkruan:

“Trajektorja fatale nga Shkollëpak në Bablok!

Trajektore më të pështirë se sa kjo e Edi Ramës as është parë, por ju sfidoj të gjithëve kur ju them që as do të shihet.
Shkollëpak, mediokër dhe i paaftë pa shërim për punët e shtetit, ky është fiksuar përfundimisht Edi Rama në memorien e shqiptarëve.

Një njeri që grin fjalë papushim, llogje u thotë populli me thjeshtë, ky ka qenë Edi Rama në veshët e njerëzve.

Pa vizion, inatçor provincial dhe hakmarrës kaq ishte gjithçka që Edi Rama mund të ofronte shqiptarëve.

Për fat keq principi i kompensimit nuk mund të ishte me mizor se kaq me Edi Ramën.
Mendjengushtësinë, padijen, karaktetin e dobët dhe pasigurinë që të jep injoranca ky u rrek ta kompensojë në mënyrën më të trashë të mundshme ndaj u kthye në bablok.

Mbase më të saktët në të kuptuarit e Edi Ramës ishin malavita me përfaqësuesit e vet sepse e pagëzuan shkurt e qartë si bablok.

I futur nën ombrellën e krimit babloku mendonte se ishte më i mbrojtur nga shiu i arsyes dhe logjikës.
Babloku mes krimit vriste frikërat e shumta komplekse, që veç rendohen dhe nga të cilat çlirimi është i pamundur.

Bablokut nuk i duhej gjuha e mençur aspak, por i mjaftonte shumë vulgaritet nga ai më kutërbuesi për t’u ndjerë pjesë dhe përfitues kryesor i krimit dhe i ngjashëm me të.

Si bablok qeveriste me rehat të tijtë se nuk merrej fare me ta, por ia jepte krimit t’i përdorte dhe t’ia kthente sërish në zyrat e tij shtetit ndonëse të përlyer shumë rëndë.

Nën çadrën e krimit babloku mbrohej më mirë nga shkollëpakësia sepse i duhej shumë pak shkollë dhe shumë shpërdorim i shtetit për të siguruar para’ pa fund dhe pushtet me bollëk.

Bablokut nuk i duhet vizion por vetëm kurajë idiote për të zhbërë deri në fund shtetin dhe njerëzit për interesin e vet.
Shkurt trajektorja fatale e këtij njeriu është nga një shkollëpak në një bablok. Nuk është trajektore për t’u pasur zili…por nuk është kurrsesi për t’u meshiruar… kurrsesi”, shkruan Vasili. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re