Pas aksidentit të ndoidhur në Bërzhitë ku dy 17 vjeçare humbën jetën dhe tre adoleshentë të tjerë u plagosën, një tjetër aksident I rëndë është regjistruar në kryeqytet mbrëmjen e të dielës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në hyrje të aksit Tiranë-Elbasan ku si pasojë ka humbur jetën një 17 vjeçar me inicialet K.V.. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.

Policia njofton se grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re