Ilustruese

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku disa makina janë përfshirë dhe paraprakisht raportohet edhe për të lënduar rëndë.

Mësohet se të paktën 3 makina janë përfshirë në aksident por nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjen, ndërsa të plagosurit janë nisur për në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit si dhe rregullimin e trafikut.

Aksidenti ka krijuar edhe radhë të gjata mjetesh. Pak minuta më herë Faxweb.al raportoi për një tjetër aksident në Elbasan ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur 5 persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re