Tre persona kanë mbetur të plagosur pak minuta më parë në Bulqizë pasi u goditën nga një mjet në lëvizje.

 

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish gjeologjia”, teksa tre personat kanë qenë duke ecur anash rrugës kur janë goditur nga automjeti.

 

Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe po dërgohen në spitalin e traumës në Tiranë me helikopter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re