Një tjetër aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Fier.

Në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës” dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar më pas në kanalin anës rrugës.

Lexo edhe :Related Posts

Në vendngjarje ka mbërritur policia ndërkohe që ende nuk dihet nëse ka të plagosur.

Edhe pak minuta më parë, në aksin rrugor, Fier-Seman, në fshatin Ferm Çlirim u përplasën dy automjete. Nga ky aksident mbetën të lënduar dy drjetuesit e mjeteve si dhe dy pasagjere që ndodheshin në një nga makinat. Të lënduarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re