Një tjetër aksident mes 3 automjetesh ka ndodhur në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës.

Raportimet nga vendngjarja bëjnë të ditur për “Fax News” se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Ekspertë të fushës kanë sugjeruar se ky segment rrugor, nga Metoqi deri në hyrje të rrugës së pestë duhet të ndahet me trafikndarëse, pasi hyrjet dhe daljet e gabuara po bëhen shkak i aksidenteve të shumta dhe me pasoja të rënda.

Saranda çel sot sezonin turistik, por përveç aktiviteteve argëtuese në Bulevard, duket se nuk është marrë asnjë masë tjetër, madje as rrugët nuk janë vijëzuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re