Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme në Tiranë, këtë herë te “21 Dhjetori”.

Sipas policisë rreth orës 11:05 një makinë me drejtues E.C. aksidentoi këmbësorin me inicialet I.M. rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

I moshuari ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Po paraditen e sotme një makinë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë përplasi një fëmijë 10-vjeç. Vajza e plagosur ndodhet në spital.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re