Pas atij në Burrel, një tjetër aksident u regjistrua mëngjesin e kësaj të diele në vendin tonë.

Policia njoftoi se në aksin rrugor Fier-Levan, një mjet tip Land Rover ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar dy persona.

Fatmirësisht dy të lënduarit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e sotme një tjetër aksident u regjistrua në Burrel, aty ku një makinë me 6 persona brenda ka dalë nga rruga. Të gjashtë personat janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim të specializuar në Tiranë.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:55, në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka dalë nga rruga mjeti tip “Land Rover”, me drejtues shtetasin G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetasit L. Ll., 27 vjeç dhe M. Gj., 29 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re