ilustruese
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugo Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Pllanë. Burime bëjnë me dije se si pasojë e daljes së një mjeti nga rruga kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po dërgohen në spitalin e Traumës në Tiranë.
Paraprakisht thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën po udhëtonte mjeti, ndërsa nuk dihen ende identitetet e të plagosurve.
Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb