Skip to content

Tjetër aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat mbrojtëse! Lëndohet rëndë një prej tre të rinjve që udhëtonin me Porsche

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Konkretisht, në aksin e vjetër Vlorë-Fier, një mjet tip Porsche ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Nga përplasja e fortë, barriera ka depërtuar brenda në mjet, duke lënë të lënduar rëndë njërin prej tre të rinjve që udhëtonin me Porsche.

I lënduari është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“”