Një balonë misterioze u pa sërish mbi SHBA dhe zyrtarët, edhe pse nuk ishin të sigurt menjëherë se çfarë ishte, konfirmuan se “nuk përbën asnjë kërcënim për sigurinë e fluturimit”, shkruan New York Post.

Një nga zyrtarët deklaroi se balona ishte prej fletë metalike dhe se poshtë saj ishte varur një kuti e vogël kubi rreth 60 cm.

NORAD (Komanda Ajrore e Amerikës së Veriut) u lajmërua për shfaqjen e balonës ndërsa ishte mbi Kolorado dhe lëvizte.

Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ishte një balonë amatore, por nuk dha detaje të tjera.

Kjo balonë u shfaq rreth një vit pasi avionët luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të SHBA-së rrëzuan një balonë spiune kineze pranë bregut të Karolinës së Jugut që më parë kishte fluturuar mbi të gjithë SHBA-në kontinentale.

Para se të rrëzohej, avioni kaloi mbi disa nga objektet kryesore të ushtrisë amerikane.

Presidenti Joe Biden tha se balona kineze mund të mbante “dy makina me pajisje spiunazhi”, duke tërhequr kritika të ashpra nga republikanët të cilët thanë se balona duhej të ishte rrëzuar më herët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re