Dega numër 4 e PD në Tiranë bën publike emrat e 97 delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor të vitit 2021. Në total kjo degë ka plot 111 delegatë dhe vetëm 14 prej tyre nuk kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Emrat e tyre janë lexuar përpara selisë së PD-së nga nënkryetari i kësaj dege i cili tha se besonin më shumë tek lëvizja e ish kryeministrit Sali Berisha dhe jo tek Basha të cilin e cilësoi si kryetar humbës dhe tha që PD nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë.

Pse keni vendosur të jeni pjesë e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha dhe jo të atij të thirrur nga Lulzim Basha?

Nënkryetari i degës: Ne kemi caktuar datën tonë duke qenë se ne mendojmë se vendimet e marra nga Basha deri sot kanë qenë në kundërshtim të statutit. Ne nuk jemi kukulla por njerëz që zbatojmë vendimmarrjen e PD-së. Duke qenë se ky është një person që na çon vetëm në humbje, ne besojmë vetëm tek lëvizja e Berishës. Ai duhet të mbronte dhe anëtarin më të thjeshtë të PD jo më themeluesin historic të PD, Sali Berishën.

Të rregullohet statusi i kryetarit, nuk mund të vazhdojë të emërohet në post në pafundësi. Do diskutohet edhe largimi i Bashës, por kjo nuk do thotë se ai është përjashtuar nga PD, mund të kandidojë si kryetar port ë jetë anëtar i thjeshtë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re