Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë është shprehur se në Shqipëri është mirë që 60 për qind e popullsisë të infektohet nga koronavirusi. Në një lidhje lme Skype në emisionin “Ditani”, Beruka sqaroi edhe deklaratën e saj të parë, teksa u shpreh se mezi priste rastin e parë me Covid-19 në Shqipëri dhe shtoi se infektimi në masë e ruan tufën.

“Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji. Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60 për qind të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur.

Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e populates”, deklaroi Beruka.

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report Tv, më 26 shkurt, lidhur me koronavirusin u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri.

“Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që duhet të besojnë” – u shpreh mjekja, deklaratë e cila bëri bujë në media.

Kjo deklaratë e Berukës vjen tre javë pasi Shqipëria ka hyrë në një izolim total për shkak të koronavirusit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar një plan masash dhe një paketë ekonomike. Sipas tij, çdo qytetar që ka humbur puën për shkak të koronavirusit do të marrë pagën e deklaruar. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël që është mbyllur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re