Tjetër denoncim për Luan Tollozhinën, 63-vjeçari i cili ushtroi dhunë ndaj komisionerit të Partisë Socialiste, Enton Gega në Pogradec.
Kujtojmë se Tollozhina u arrestua, pas një përplasje fizike me Gegën.
Sipas policisë Tollozhina goditi komisionerin për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e tij ka pasur një debat me anëtarin e komisionit shtetasin Enton Gega, në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar etj, që të votojnë ose jo me shoqërues.
Por me sa duket 63-vjeçari është konfrontuar fizikisht edhe me një pensioniste. E moshuara tha për News 24 se 63-vjeçari e kapi prej fyti.
“Jam 73-vjeçe, jam ngritur nga shtrati, vajta votova normalisht. As nuk më ofendoi absolutisht asnjeri. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më ka zënë Luan Tollozhina prej gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne që t’i thotë. Të më dhunojë dhe të më thotë mua je komuniste dhe rrugaçe në këtë moshë. Unë isha këtu jashtë dhe prisja, ai bën ligjin këtu”, tha e moshuara.
Lexo edhe: “Goditën tim bir me arka”- Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e Luan Tollozhinës dhunojnë djalin dhe bashkëshorten e komisionerit të PS-së
Lexo edhe: E akuzoi se i ngacmoi të bijën dhe e goditi në qendrën e votimit, flet komisioneri i PS: Me shau nga nëna! Unë jam ‘Toni i Myfitit’ ai ‘Luani i Minesë’, atë e njohin nga mamaja….