Një valë tjetër islamofobie pritet të shpërthejë ne mediat e Kosovës, të njohura për gjueti rastesh të ndonjë zhvillimi me sfond fetar, duke iu qasur siç katastrofikisht në kinse arsyetime laike.

Kështu, në shënjestër është vënë Arbër Vokrri, zv.ministër në pushtetin lokal, për të cilin është publikuar një filmim ku ai, i ftuar në një iftar të imamit të njohur Shefqet Krasniqi, ku është bërë dhe një promovim i një libri të tij, ka përcjellë një fjalë përshëndetëse edhe në terma fetarë.

 “Ajo ka qenë një darkë private e Iftarit e organizuar nga hoxha Shefqet Krasniqi. Para se me pranu me shku aty, e shikova pak a shumë kush është i ftuar, a din struktura e njerëzve e pash që ka shumë intelektualë, pati edhe mjekë, kirurgë, thash masi po shkojnë këta, shkoj edhe unë” – tha ai.“Nuk e kam ditë që kam me u ftu me folë diçka aty, as që xhirohet, as që publikohet. Ajo që kam thënë është keqinterpretuar dhe është përhapur jashtë kontrollit. Tu qenë organizim privat iu kam drejtuar hoxhallarëve, sepse shumica kanë qenë hoxhallarë, edhe pse ka pasë intelektualë, pra e kam marrë që atyre po u foli, jo ndonjë institucioni…”, citohet të jetë shpjeguar zv.ministri Vokrri, i detyruar nga presioni mediatik.

Për mendja normale e jo të sëmëra, gjë që e has me pakicë në median kosovare kur është fjala për Islam e musliman, zv.ministri Vokrri ka qenë mëse i qartë në shpjegimin e tij. Por dhe sikur të mos ishte shpjegimi i tij, nuk ka asgjë për të mos qenë e qartë. Besimi i tij është aspekt privat, të qënit në qeveri është detyrë shtetërore. Dhe kjo vlen për çdo individ.

Interesante dhe njëherësh paradoksale është se askush prej atyre që e godet Vokrrin nuk merret me integritetin e tij publik, profesional dhe atë të detyrës që ushtron.

Arbër Vokrri është një mjek i njohur në Kosovë, një model i bluzave të bardha, pa asnjë njollë në profilin e tij profesional apo publik, si dhe pa asnjë dritëhije në ushtrimin e detyrës zyrtare.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re