Shqipëria, sipas organizatës së kombeve të bashkuara, renditet ndër të parat vende në Evropë si dhe e 11 në botë, për abortin me bazë gjinore. Kjo do të thotë se shumë cifte vendosin të abortojnë foshnjat kur mësojnë se ato janë të gjinisë femërore.

 

Preference për djemtë është më e shpeshtë në zonat e thella të vendit.

 

ELSONA AGOLLI

 

ANALISTE E PROGRAMIT TË ÇËSHTJEVE GJINORE, UNFPA

 

“Nga 2001 deri në vitin 2011 kemi një përmisim të raportit gjinor. Kemi 100 me 109 që do të thotë 109 djemë për 100 vajza në shoqëri në një kohë që raporti natyror është 100 me 105. Fakti që kemi një lloj ulje shpresojmë që ka të bëjë me emancipimin e shoqërisë, por ka të bëjë edhe me faktin që në disa familje dëshira është se në pamundesira të ndryshme të kenë vetëm një fëmijë”

 

Fushata “Tjetër Herë Me Vajzë”, nisi me një ekspozitë me fotografi të vajzave shqiptare ne qendër të Tiranës. ajo synon t’i jepet fund normave sociale dhe traditave jo të mira, që stigmatizojnë dhe dhunojnë vajzat.

 

KRISTINA CULAJ

 

FOTOGRAFE

 

“Aktivitetet të tilla hapin një diskurs, hapin një disedë që ne të flasim për këto tema të mos i mbajmë të fshehura. Dhe në këtë ekspozitë kemi vendosur disa panele ku tregohet vajza që kurrë nuk kanë ardhur në jetë dhe cilat do të ishin ëndrrat e tyre, dhe kur dhuna fillon pa ardhur në jetë atëhere ky problem duhet parë dhe gjetur një zgjidhje.”

 

Fushatat ndërgjegjësuese përfshin edhe apelin kundër dhunës në familje  dhe do të vijojë për 16 ditë.

 

Këtë vit, mbi 4 mijë vajza denoncuan dhunën, ndërsa 6 prej tyre humbën jetën për shkak të saj.

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png