Tjetër vizitë sfiduese serbe te Memoriali i Jasharajve në Prekaz. Ishte e bija e politikanit Nikola Sanduloviç ajo shkoi gjurmëve të të atit, duke bërë homazhe aty, duke zgjedhur dhe ajo varrin e një fëmije, Blerina Jasharajt, vajzës shtatë vjeçe që u shua nga plumbat serbe atë fillim marsi të vitit 1998.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, shkruhej në kurorën e luleve të lënë mbi varrin e të miturës.

“Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shpreh brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin”, tha Klara Sanduloviç.

Por pas këtij akti, asaj ju ndalua hyrja në Serbi nga pika e kalimit kufitar në Merdare, siç njoftoi i ati.

Pas homazheve, vajza e politikanit serb është ndaluar nga policia serbe në pikë kufitare në Merdarë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Sanduloviç shkruan se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se ditë më parë, të njëjtin akt kryen dhe Mihjallo Teajkoviç, nënkryetari i partisë se Sanduloviçit, si dhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviç.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re