Nj tjetër humbje nga Covid-19 është shënuar te bluzat e bardha. Farmacistja Kumrije Çitozi (Gazheli) nga Kruja është ndarë nga jeta pas një beteje me koronavirusin.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Njoftimi i Urdhrit të Farmacistëve:

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Kumrije Çitozi (Gazheli).

Kumrije Çitozi (Gazheli) lindi më 31.12.1953, në qytetin e Krujës. Ne vitin 1976 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Kumrija jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e Durrësit.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe për familjarët e saj, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re