Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha është regjistruar këtë të shtunë. Si pasojë e infektimit me koronavirus është ndarë nga jeta mjeku i njohur nga Kukësi, Bajram Cena.

Cena ka shërbyer në spitalin e Kukësit prej shumë vitesh, duke organizuar edhe simpoziume të ndryshme shkencore.