Një rast i ri pozitiv me COVID-19 është evidentuar në qytetin e Korçës këtë të mërkurë, duke e çuar në 18 numrin total të të prekurve.

Burimet zyrtare thonë se pacientja është kontakt i afërt i personave të parë të infektuar në qytetin e Korçës.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit nga i gjithë qarku i Korçës janë çuar 19 tampona në ISHP nga të cilat 14 tampona nga qyteti i Korçës, 2 nga Devolli dhe 3 nga Pogradeci.

Të gjithë këta tampona përveç njërit kanë rezultuar negativë. Të njëjtat burime thanë se me kërkesën e Bashkisë së Korçës iu është bërë tamponi edhe disa edukatorëve, të cilat sërish kanë rezultuar negative.

Nga ana tjetër, lajmi i mirë është se edhe një person tjetër është shëruar duke rezultuar negativ në testin e bërë, çka do të thotë se numri i të shëruarve në Korçë ka arritur në 16 të tillë.

Ndërkohë edhe një tjetër person i infektuar më parë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në banesën e vet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re