Skip to content

Tjetër incident brenda Kuvendit/ Noka i hedh bidonin me ujë Ballës, çfarë ndodhi në sallë sapo u fikën kamerat

Zbardhet një tjetër incident sot në sallën e Kuvendit, teksa seanca u ndërpre nga kryeparlamentari pas tensioneve të krijuara.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24, raportoi se situata në një moment është përshkallëzuar, teksa deputeti i PD ka hedhur një shishe uji në drejtim të kreut të grupi parlamentar të PS-së. Kjo gjë ka ndodhur në momentin që janë fikur kamerat.