Skip to content

Tjetër incident i rëndë tek Gjykata e Apelit/ Një person debaton dhe kërcënon rojën, shoqërohet në polici


Një incident i rëndë është regjistruar sot te Gjykata e Apelit. Një person ka shkuar dhe ka debatuar dhe ka kërcënuar rojën.

G.Mali, nga Lapraka është shoqëruar në policia nga forcat e komisariatit n.1.  Ky incident vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në këtë gjykatë.