Skip to content

Tjetër incident në Elbasan/ Noka presion dhe debat në qendrën e votimit

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Foltores Flamur Noka kanë tentuar sërish që të ushtrojnë presion ndaj zgjedhësve dhe trupës zgjedhore në Elbasan.

Siç shihet edhe nga pamjet, ata ndodhen në QV 2330/1 në shkollën e ciklit të ulët, Noka debaton me disa persona në qendrën e votimit. Edhe më herët Noka dhe Boçi kanë hyrë nëpër qendra votimi.